12.9 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Begaj takon ministrin e Arabisë Saudite, e falënderon për njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar sot me Ministrin e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Taufiq Bin Fauzan al-Rabiah.

Sipas presidencës shqiptare, në fokus të takimit ishin marrëdhëniet shumë të mira politike në interes të bashkëpunimit dhe të zhvillimit të një agjende dypalëshe, mundësitë e  rritjes së bashkëpunimit ekonomik, si dhe mbështetja për njohje të reja të Kosovës.

Begaj i shprehu ministrit saudit të Haxhit dhe Umres falënderime për ndihmën humanitare dhe financiare që Arabia Saudite ka dhënë ndër vite për Shqipërinë në momente të vështira.

Njëherazi, kreu i shtetit shqiptar shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin ekonomik, investimet direkte, si dhe mundësinë e vendosjes së një linje direkte mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, gjë që do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në numrin e turistëve, por edhe në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.  

Presidenti Begaj vlerësoi njohjen dhe mbështetjen e Kosovës nga Arabia Saudite, teksa kërkoi ndihmën për të zgjeruar numrin e këtyre vendeve, raporton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img