1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: BE-ja s’mund të propozojë Asociacionin në vend të Kosovës, s’kishte afat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në deklarimin pas mbledhjes së kryesisë është shprehur se nuk mundet Bashkimi Evropian të propozojë draftin e Asociacionit, në vend të Kosovës.

Ai është shprehur se BE-ja mund të kritikojë për vonesë, por që sipas tij, nuk ka pasur ndonjë afat të caktuar për këtë gjë, përcjell Klankosova.tv.

“Nuk mundet në vend të Kosovës, me e propozu draftin e Asociacionit, Bashkimi Evropian, kjo i bie që Bashkimi Evropian me ia grabitë një kompetencë shtetëtore Kosovës, një kompetencë për të cilën edhe vet Brukseli në negociatat që i ka organizuar vet, e ka të shkruar në njërën prej marrëveshjeve, sipas marrëveshjeve të deritashme të arritura dhe procesit si ka shkuar, Kosova e ka këtë të drejtë, Kosovës i garantohet e drejta për paraqitjen e draf-statusi për Asociacionin”.

“BE-ja tani mund të na kritikojë, me thënë që jeni vonuar ju, nuk e keni paraqitur draftin e Asociacionit, ne mund të themi a ka pasur afat preciz, deri kur Kosova kur ta paraqesë, nuk ka pasur, pra më shumë është varur nga dinamika, nga dinamika kohore të procesit të negociatave të Brukselit. Ndoshta ne mund ta pranojnë kritikën, që jemi vonuar, por vonesa nuk do të thotë me ia marrë kompetencën Kosovës”, është shprehur Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img