3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Therja që la të vdekur një person në Prishtinë, zëdhënësi i policisë jep informacione për rastin e rëndë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar vdekjen e një personi si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Hoxha tha se mosmarrëveshja që rezultoi me vdekje, ndodhi mes dy personave, të dielën rreth orës 20:30.

Sipas Hoxhës policia është duke e hetuar rastin për të sqaruar motivin që çoi deri te vdekja.

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datë 27.10.2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare që kemi bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipa shëndetësore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img