Në mesnatën mes të premtes dhe të shtunës, një incident është shënuar në Zveçan.
Në oborrin e shtëpisë së një zyrtareje policore është hedhur një granatë e dorës.
Siç njofton raporti 24 orësh i policisë, përveç dëmeve materiale në fasadën e shtëpisë dhe në një dritare nuk raportohet për të lënduar.
“Njësitë relevante policore i janë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv