19 C
Pristina
Sunday, October 27, 2024

Buy now

spot_img

Vendoset arkivol para një shtëpie në Viti, pamjet që tronditën familjen

Një rast i paprecedent ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Vitisë, ku para një shtëpie dy persona vendosën një arkivol. Ky veprim tronditi familjen, që kërkoi menjëherë ndihmën e Policisë duke e denoncuar rastin.

Dy persona dyshohen të jenë përfshirë në këtë rast, të cilët shihen edhe në pamje – ndërsa akoma nuk dihet motivi i incidentit.

Sinjali ka siguruar pamjet shqetësuese të këtij rasti, ku të dyshuarit shihen fillimisht teksa vëzhgojnë terrenin dhe më pas nisen në drejtim të shtëpisë që kishin cak.

Arkivolin e bartin në një distancë jo fort të gjatë me duar dhe duke vrapuar arrijnë te shtëpia e viktimës, ku e vendosin arkivolin para shkallëve.

Nga aty, njëri prej tyre largohet me shpejtësi, ndërsa personi tjetër shihet duke e fotografuar arkivolin nga dy kënde – që ngrit dyshime se gjithçka ka qenë e porositur dhe fotot janë realizuar si dëshmi se ‘puna’ është kryer.

Bazuar në informacionet e para, familja s’ka dyshime për persona të caktuar e as për motivin e rastit.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, por të dyshuarit akoma s’janë identifikuar. /GazetaSinjali/

VIDEO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img