Shtatë telefona të cilët u tentuan të futeshin brenda burgut të Dubravës, janë kapur nga Departamenti për Siguri i kësaj Qendre Korrektuese.
“Sot, Departamenti për Siguri në Qendrën Korrektuese të Dubravës, bazuar në burime të besueshme, mori informacion se në pjesën veriore jashtë perimetrit të murit do të tentohej të hidhej kontrabandë nga jashtë brenda”, shkruan në njoftim.
Gjatë kontrollit, u gjetën dy paketime të mbështjellura në qese najloni; në njërin prej tyre u gjetën katër telefona celularë, ndërsa në tjetrin tre.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, u organizua një plan për kontroll dhe bastisje. Gjatë kontrollit, u gjetën dy paketime të mbështjellura në qese najloni; në njërin prej tyre u gjetën katër telefona celularë, ndërsa në tjetrin tre”, u tha tutje në komunikatë.
Aty tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin, është njoftuar policia, dhe është themeluar një Komision Hetimor i Brendshëm për veprime të mëtejshme.