7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama nga SHBA: Ata që e votuan reformën me kokën ulur, sot po ulërijnë nga dhimbjet e drejtësisë

Nga Nju Jorku gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në SHBA, Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij renditi si arritjen më të madhe të qeverisjes, Reformën në Drejtësi. 

Reforma e drejtësisë, theksoi Rama, u miratua me vullnetin e PS dhe aleatëve ndërkombëtarë, ndërsa shtoi se ata që ulën kokën teksa votonin, sot janë përballur me ligjin.

“Kundërshtarët e reformës në drejtësi që sot e gjithë ditën ulërijnë tanimë nga dhimbjet e drejtësisë, kundër organeve të drejtësisë, erdhën e ngritën dorën për ta miratuar reformën por kokën e mbanin ulur dhe deri te zbatimi i saj në ditët që po e sheh ccdo shqiptar i madh dhe i vogël, është përpjekja historike që po jep frytet e veta konkrete e që nuk do të ndodhte pa vullnetin e PS”, tha ai.

Po ashtu, ai theksoi se ndonëse PS e dinte që reforma në drejtësi mund të kishte kosto, sërish e miratoi atë.

“E vërteta është e thjeshtë dhe shumë e qartë. Reforma në drejtësi për ne ishte e shkruar si primare. Unë iu thoja që ne duhet ta kthejmë në fiksimin tonë që pa shëmbur pallatin e korruptuar të drejtësisë, gjithë të tjerat nuk kanë asnjë vlerë. Kjo është një nevojë kombëtare të cilës i ka ardhur koha. Ne do ta gjejmë rrugën që t’i përgjigjemi kësaj nevoje. Ligji i barabartë për të gjithë nuk është vetëm në letër, por edhe në realitet. Që nga fillimi i punës për reformën, që e vetmja mbështetje ishte BE dhe SHBA, që edhe ata na shihnin me dyshim a ishim serioz deri në fund. Në thelb ata e dinin shumë mirë që kjo përpjekje, kusht kishte, që ne partia në pushtet të ngrinim dorën në Parlament për të hapur rrugën një drjetësie të pavarur”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img