Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot mori pjesë në zbulimin e lapidarit që shënoi 80-vjetorin e Betejës së Herticës dhe rezistencës së rajonit të Llapit për të mbrojtur tokën nga agresori në fshatin Herticë.
“Kjo ngjarje historike është një kujtesë e rëndësishme për sakrificat e mëdha që bënë luftëtarët tanë në përballje me pushtuesit bullgarë dhe forcat serbo-jugosllave gjatë viteve 1941-1944”, ka shkruar Bulliqi në Facebook, transmeton Klankosova.tv..
Ky lapidar simbolizon guximin dhe qëndresën e popullit i cili edhe në kushtet më të vështira, luftoi për liri dhe dinjitet.
“I falënderoj të gjithë që kontribuuan në realizimin e këtij lapidari! Lavdi e nderime të gjithë dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të Kosovës! Lavdi të rënëve në Betejën e Herticës!”.