13.8 C
Pristina
Saturday, October 26, 2024

Buy now

spot_img

Pejë, nesër mbahet seanca për caktimin e paraburgimit ndaj të personave që e sulmuan Muhaxherin

Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetari të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se tashmë e kanë bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Nesër duke filluar nga ora 09:30 do të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit”.

“Personat në fjalë akuzohen për veprat penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’”, ka thënë Nikçi.

Ai ka shtuar se është lënduar shoqëruesi i Muhaxherit. I pari i Pejës ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore. /Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img