Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza këtë të enjte vizitoi Mitrovicën.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza shprehet se Mitrovica nuk i bashkoi vetëm zemrat e tyre, por të gjithë ata të pranishëm, që ajo t’iu rikthehet qytetarëve, dhe asaj t’i rikthehet identiteti i kampionit të shumëfishtë, njofton Klankosova.tv.
“Mitrovica nuk i bashkon vetëm zemrat tona, por na bashkoi edhe neve. Sonte ishim aq shumë, saqë as salla nuk na zuri. Vite më parë u bashkuam që ta bëjmë Mitrovicën më të mirë. U bashkuam që Mitrovicën t’ia rikthejmë qytetarëve dhe t’ia rikthejmë asaj identitetin e kampionit të shumëfishtë, në sport, në kulturë, në realizimin e projekteve. E bëmë. Tash po bashkohemi për Kosovën! Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e madhe! Gjithmonë në shërbim të qytetarëve! Gjithmonë me ty, MITROVICË!”, ka shkruar Hamza.