Rreth orës 12:00, në Bruksel raportohet të ketë përfunduar takimi mes ndërmjetësit Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorit serb për bisedimet Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, sipas mediave në Beograd.
Pas këtij takimi, është dashur të fillojë ai me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë informacion.
Informacion nuk ka as nëse do të zhvillohet takimi trepalësh, Kosovë-Bruksel-Serbi.
Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, në takimet e sotme, temë diskutimi do të jetë zbatimi i marrëveshjes së Ohrit. /Klankosova.tv