14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vdes në rrethana të dyshimta zyrtarja e Komunës së Gjilanit

Ka vdekur në rrethana të dyshimta Drita Bajrami Kajtazi, zyrtare në Komunën e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe kryetari i komunës, Alban Hyseni.

“Lajm i trishtë ndarja nga jeta e Drita Bajrami Kajtazi, koleges e bashkëpunëtores tonë në Komunën e Gjilanit”, ka shkruar Hyseni.

Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodh dje pasdite, ndërsa viktima fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjilanit dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo më vonë është liruar nga spitali dhe pas këtij momenti ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj.

Ceremonia e lamtumirës së fundit ndaj të ndjerës do të zhvillohet sot në ora 16:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img