-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Von der Leyen me takimin me Begajn përfundon vizitën në Tiranë, të shtunën vjen në Prishtinë

Kryetarja e Komisionit Evropian,Ursula von der Leyen sot në Tiranë do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Zyrtarja e lartë evropiane të mërkurën në Shqipëri është pritur nga kryeministri, Edi Rama,

Ajo në Tiranë tha se zgjerimi i BE-së do të vazhdojë të jetë edhe në mandatin e saj të ardhshëm si temë me prioritet.

Von der Leyen përgëzoi Ramën, për siç tha, punën e mirë që e ka bërë Shqipëria për agjendën e reformave, teksa shtoi se BE-ja duhet të nis me parafinancimin nga Plani i Rritjes, ku Shqipëria do të përfitojë 64 milionë euro deri në fund të vitit.

“Ka një vit kur ka filluar puna dhe shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e kanë gati agjendën e reformave. Shqipëria është një prej këtyre vendeve. I dashuri Edi, ju dhe ekipi i juaj keni bërë një punë të shkëlqyer për agjendën e reformave”.

“Duhet të fillojmë me parafinancimin prej 64 milionë eurove deri në fund të vitit. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 milionë euro nga Plani i Rritjes. Ky plan do të sjell edhe rezultate konkrete të tjera. Ju jeni në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e Zonës Unike në Euro që prej vitit të ardhshëm”, tha von der Leyen, transmeton Klankosova.tv.

Me të përfunduar vizitën në Tiranë, ajo do shkojë në Shkup në kuadër të turneut katërditor nëpër gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, njofton Klankosova.tv.

Më vonë gjatë ditës, presidenti von der Leyen do të udhëtojë në Jablanicë, në Bosnje-Hercegovinë, për të vizituar zonat e prekura nga përmbytjet që goditën së fundmi vendin. Të premten në mëngjes ajo do të jetë në Sarajevë ku do të takohet me Presidencën e Bosnje-Hercegovinës, si dhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krishto.

Më pas,Von der Leyen do të udhëtojë për në Beograd. Atje ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin, Millosh Vuçeviq.

Kryetarja e Komisionit Evropian të shtunën do të vijë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Udhëtimin e saj në rajon ajo do ta përmbyllë në Podgoricë, ku do të ketë takime me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq dhe me kryeministrin, Milojko Spajiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img