Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër sulmin e sotëm terrorist në Turqi.
Ndër tjera Konjufca, konfirmon se Kosova i qëndron pranë aleates së saj, Turqisë, derisa të plagosurve u uron shërim të shpejtë dhe shpreh ngushëllime për familjarët e të vrarëve, transmeton klankosova.tv.
”Sulmi i sotshëm në Turqi është shokues dhe e dënojmë në mënyrën më të ashpër.
Qëndrojmë pranë aleatit tonë, Turqisë, popullit turk dhe të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre nga ky akt i papranueshëm terrorist.
Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave!”.