-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Raportohet për sulm terrorist në Turqi, disa të vrarë e të plagosur

Turqia tha të mërkurën se një sulm vdekjeprurës u krye afër selisë qendrore të Industrive Turke të Aerohapësirës (TUSAS) afër Ankarasë, ndërsa mediat raportuan për një shpërthim të fortë në vendin e ngjarjes dhe shfaqën pamje të shkëmbimit të zjarrit atje.

“Një sulm terrorist u krye kundër objeteve të TUSAS-it në Kahramankazan, Ankara. Fatkeqësisht, kemi martirë dhe njerëz të lënduar” – shkroi në rrjetin X ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, raporton agjencia “Reuters”.

Shkaktari i shpërthimit dhe të shtënat pasuese mbeten të paqarta. Në disa raportime të mediave pretendohet se ka ndodhur një sulm vetëvrasës. Agjencia shtetërore e lajmeve, “Anadolu”, raportoi se shërbimet emergjente janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Në pamje televizive u shfaqën një portë e dëmtuar dhe një përleshje në një parking.

TUSAS-i është njëra nga kompanitë më të rëndësishme të Turqisë në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit. Mes tjerash, ajo e prodhon aeroplanin e parë luftarak turk, KAAN./Nacionale

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img