15.7 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Në fund të vitit Sllovakia mbyll Zyrën e saj Ndërlidhëse në Kosovë

Sllovakia, një nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, ka vendosur ta mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhëse në Kosovë një çerek shekulli pas hapjes së saj. Ministria e Jashtme e Kosovës ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për të ruajtur e forcuar marrëdhëniet me Sllovakinë.

Qeveria e Sllovakisë do ta mbyllë Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, në një hap që largon përpjekjet për njohje të shtetit të Kosovës.

Mbyllja e Zyrës Ndërlidhëse është konfirmuar nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Evropiane e Republikës së Sllovakisë.

“Sipas vendimit të Qeverisë Sllovake, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Sllovakisë në Prishtinë do të mbyllet deri më 31 dhjetor 2024, për shkak të riorganizimit të rrjetit diplomatik dhe zvogëlimit buxhetor”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Komunikimit të MPJ-së sllovake.

Vendimi për mbylljen e Zyrës në Prishtinë është marrë muajin e kaluar pasi kabineti i majtë-nacionalist i kryeministrit, Robert Fico, po shtyn përpara një agjendë që riformon institucionet dhe politikën e jashtme sllovake.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka thënë se vendimi është pjesë e një riorganizimi diplomatik të Sllovakisë. 

“Ristrukturimet e tilla të rrjeteve diplomatike në përputhje me objektivat strategjike dhe resurset e kufizuara janë evidente edhe në shtete të tjera. Por, Kosova mbetet e përkushtuar për të ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet që ka zhvilluar me Sllovakinë”, thuhet në përgjigjen e MPJ për Radio Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img