0.3 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 16 personave për fajde, bixhoz e shpëlarje parash

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 16 personave për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar.

Sipas aktakuzës “të pandehurit: I S.K,  I.K,  P.K,  A. D,  D.K,  B.K,  A.S,  V.T,   A.G,  H. Xh,  M. K,  D.K, akuzohen se kanë kryer veprën penale: Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.”

Ndërsa “S. K dhe L. B akuzohen për kryerjen e veprës penale: Fajdeja në tentativë, në bashkëkryerje”. 

“Kurse L.B. akuzohet edhe për kryerjen e veprave penale: Detyrim dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Gjithashtu, të akuzuarit S.K. , E.G. dhe S.G. V. H. dhe L. K. akuzohen se kanë kryer veprën penale: Shpëlarja e parave.

Ndërkaq, i pandehuri B.K. akuzohet se ka kryer edhe veprën penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim  të pa autorizuar të armëve.”

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet tutje se këtë rast janë konfiskuar:

Pajisje elektronike; Para të gatshme dhe para në llogaritë bankare; Tokë me sipërfaqe prej 1285 m2; Shtëpi me sipërfaqe prej 306 m2, si dhe 6 banesa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img