0.3 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori britanik: Rrugëtimi i Kosovës drejt NATO-s varet shumë nga dialogu me Serbinë

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, rol të madh luan procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas tij, rrugëtimi i Kosovës drejt NATO-s nuk do të ndodhë derisa të gjithë anëtarët e NATO-s janë të gatshëm dhe të kënaqur me atë që është arritur nga Kosova. 

“Tashmë kemi punuar për së afërmi së bashku në shumë aspekte të sigurisë dhe kjo do ta bënte këtë rrugëtim më të mundshëm. Na vjen mirë që kemi bashkëpunuar dhe jemi koordinuar me Kosovën në çështje si mbështetja për Ukrainën dhe nëse flasim realisht rrugëtimi drejt NATO-s varet mjaftë shumë nga dialogu dhe kjo s’do të ndodhë derisa të gjithë anëtarët e NATO-s janë të gatshëm dhe të kënaqur me atë që është arritur nga Kosova”, tha Hargreaves në Rubikon.

Hargreaves tutje tha se krahas dialogut ka edhe gjëra të tjera që mund të bëjë Kosova për të dëshmuar se është e gatshme për një marrëdhënie afatgjatë dhe të vazhdueshme me NATO-n.

“FSK-ja duhet të ofrojë siguri për personat brenda vendit, por edhe të demonstrojë rolin më të gjerë të Kosovës në Evropë dhe gjithashtu edhe si pjesë e arkitekturës së sigurisë Evropiane. E përmenda më herët se sa e fokusuar është qeveria jonë e re në aspektin e bashkëpunimit të sigurisë dhe bashkëpunimi ynë i sigurisë me Kosovën është pjesë e marrëdhënies sonë”, tha Hargreaves.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img