Një person është arrestuar sot nga zyrtarët e stacionit Veriut në Prishtinë.
F.C, ishte në kërkim nga ana e policisë, si i dyshuar për kryerjen e tij vjedhjeve të rënda.
35-vjeçari dyshohet se ishte pjesë e një grupi prej katër personave që gjatë muajve të fundit kryenin vjedhje në disa markete, në rajonin e Prishtinës.
Ai është i treti që bie në prangat e organeve të sigurisë, derisa në kërkim ishte edhe A.M.
“Personi i arrestuar pas intervistimit nga hetuesit policor të stacionit të Fushë Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku dhjetë raste të vjedhjeve të rënda”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv