Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat mbahen në Washington DC, njoftojnë nga MFPT.
Bëhet e ditur se këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat si dhe të shoqërisë civile të shteteve nga e mbarë bota.
Gjatë qëndrimit në Washington DC, Murati pritet të takojë përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve tjera që marrin pjesë në këtë ngjarje, thuhet tutje në kumtesën për media.