12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Të enjten rundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi, a do të takohen sy më sy Bislimi dhe Petkoviqi?

Të enjten do të jetë rundi i ri i bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Edhe kësaj radhe, takimi do të jetë ne nivelin e kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqi.

Me ftesë të Bashkimit Evropian, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqi do të bisedojnë për rundin e ri të dialogut në mes dy vendeve.

Ende nuk dihet nëse të njëjtit do të kenë një takim trepalësh.

Pasi takimit trepalësh mund të zhvillohet edhe takim sy më sy nga disponimi që kanë Kosova dhe Serbia në takimet e ndara me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Takimi i fundit në mes kryenegaciatorëve të Kosovës dhe Serbisë u mbajt më 17 shtator.

Bislimi dhe Petkoviqi nuk patën takim trepalësh por vetëm të ndarë me emisarin Lajçak.

Para takimit në Bruksel, emisari Miroslav Lajçak, ka thënë se është koha për të filluar zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img