Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në ShBA.
Haradinaj sot ishte në Pentagon, ku takoi zyrtarët e lartë amerikanë.
Për vizitën e kreut të AAK-së, ka traguar shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri.
“Nga kjo portë e madhe e Pentagonit doli kur e mori bekimin nga Sekretari i Mbrojtes Mattis për themelimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
“Sot po hyn për të argumentuar nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme”, shtoi ai.
Tahiri ka ndarë pamje dhe një pjesë nga momenti i hyrjes në Pentagon.