12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Sekretari i Partisë së Lirisë flet për arrestimin e Ilir Metës: Maskat na terrorizuan, menduam se po na rrëmbenin

Sot me urdhër të SPAK-ut është arrestuar ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Në momentin e arrestimit ai po udhëtonte me veturë drejt Tiranë.

Lidhur me momentin e arrestimit, ka folur sekretari i Partisë së Lirisë, Artemis Peca.

Peca në një konferencë për media dha verzionin e tij lidhur me arrestimin e Metës.

Ai deklaroi se kur agjentët e policisë iu afruan makinës, kishin menduar se po rrëmbeheshin.

Sekretari i PL-së tha se kishte qenë ai i cili e kishte vozitur veturën në të cilën ndodhej edhe Meta.

“Ula shpejtësinë, pashë një makinë që po na afrohej, na rrethuan tre makina, dhe dolën ca banditë me maska, me armë, na hapën dyert në mënyrë çnjerëzore dhe na thanë hajdeni me ne, dhe i thamë kush jeni ju na tregoni një mandat, në fillim u trembëm, thash po na rrëmbejnë. Pastaj pashë një makinë policie, dhe aty kuptuam që ishte policia e Dumanit dhe Ramës”, tha ai.

Ish-presidenti shqiptar Ilir Meta, akuzohet për tri raste të korrupsionit dhe mosdeklarim i pasurisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img