Një 41-vjeçare ka humbur jetën në Burrel pasi shtëpia e saj u përfshi nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00, të ditës së sotme. Policia njofton se 41-vjeçarja humbi jetën si pasojë e tymit dhe asfiksisë.
“Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41 vjeçe (vajza e shtetases Sh.C). Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit”, thotë policia, shkruan A2.