-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Mbrojtjes thotë se ushtrinë po e lëshojnë ata që s’e përballojnë disiplinën

Ministria e Mbrojtjes ka justifikuar largimin e 251 ushtarëve nga Forca e Sigurisë brenda dy vjetësh, duke theksuar se shumë nga ta nuk kanë mundur ta përballojnë disiplinën që kërkohet gjatë shërbimit në këtë institucion.

Krahas kësaj, ka listuar ndër arsyet edhe ofertën e sektorit privat që ka për pjesëtarët e FSK-së.

“Sigurisht kjo ndodh për shkak të disiplinës dhe përkushtimit që kërkon ushtria e që jo të gjithë janë të gatshëm ta ofrojnë për një periudhë të gjatë kohore, e sidomos jo nëse e kanë parë ushtrinë vetëm si një vend pune, por në rastin e Kosovës në këtë aspekt ka pasur ndikim edhe angazhimi në sektorin privat të punës, për shkak të gamës së gjerë të mundësive për profile të ndryshëm që ky sektor ofron, e që pjesëtarët e përgatitur profesionalisht në FSK, të shkolluar si rezultat i mbështetjes financiare të Qeverise, janë shënjestër e kompanive të mëdha”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Mbrojtjes, raporton Koha.

Kujtojmë se vetëm në vitin 2023, FSK-në e kanë braktisur 119 pjesëtarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img