Një motoçiklist është lënduar sot në një aksident trafiku që ishte përfshirë edhe një automjet sonte në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
Konfirmimi i saj i plotë:
Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.