Në prag të sezonit të vjeljes, një sipërfaqe me ullinj shekullorë është djegur në lagjen Partizani në Vlorë. Sipas raportimeve, zjarri ka përfshirë rreth 100rrënjë ullinj, teksa dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.
Nga flakët është rrezikuar edhe një banesë, në të cilën fatmirësisht nuk gjenden banorë.
Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe bimësisë lehtësisht të djegshme. Nga grupet e emergjencave civile janë dërguar në terren dy automjete zjarrëfikse, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë grupet hetimore po punojnë edhe për identifikimin e personave përgjegjës të shkaktimit të zjarrit.