Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka zbuluar mjaft detaje nga karriera e saj, si nga mëmësia dhe jo vetëm.
Në një intervistë Kiara është shprehur se do të kishte dëshirë që të kishte dy vajza dhe t’i kombinonte të dyja të veshura bukur.
E kam akoma atë dëshirë edhe pse është herët natyrisht. Do të kisha shumë dëshirë që të kisha dy vajza dhe t’i vishja bukur. Lunën e vesh sigurisht dhe rri gjithë ditën duke e kombinuar.
Kur u pyet nëse ajo dhe Luizi kanë në plan që të bëhen sërish prindër së shpejti, Kiara u shpreh se: Jo, jo është një dëshirë e të ardhmes patjetër.
Ndër të tjera Kiara zbuloi gjithashtu se Luna, vajza e saj e vogël ka një lidhje mjaft të veçantë me Luizin dhe se kur të dy ata kthehen nga puna ajo i pret me padurim dhe gëzohet shumë. Është një vajzë shumë sociale dhe u buzëqesh të gjithëve.