-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti gjerman: Po punojmë me shtetet mos njohëse të BE-së që ta njohin Kosovën

Thomas Hacker, deputet i Bundestagut nga partia FDP që është pjesë e koalicionit qeverisës mes socialdemokratëve të Olaf Scholzit dhe Të Gjelbërve të ministres së jashtme Annalena Baerbock, ka thënë se Gjermania po punon me shtetet mos njohëse të Kosovës.

Ai tha se samiti i Procesit të Berlinit i zhvilluar në fillim të javës që po e lëmë pas, ka qenë një takim festiv.

“Kemi pasur një sukses pas shumë viteve për një lloj tregu të përbashkët në BP. Nga ky samit të nisim një fillim të ri dhe për ne ky është një sukses i madh”.

I pyetur nëse ka heshtje nga Gjermania, nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe nga Hungaria si kryesuese e Këshillit të BE-së, mbi kërkesën e kryeministrit Albin Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit që Kosovës t’i hiqen masat dhe t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE.

Hacker tha: “Kryeministri i Hungarisë ka një opinion personal për të gjitha gjërat që janë duke ndodhur dhe ai ka një agjendë personale. Ai kryeson BE-në dhe deri në fund do të jetë kështu. Albin Kurti e di shumë mirë se çfarë të kërkojë dhe e di mirë se si është situata brenda BE-së. Kemi ende anëtarë që s’e pranojnë Kosovën si shtet më vete, dhe derisa e kemi këtë situatë me disa shtete anëtare, duhet të kemi një heshtje të tillë. Gjermania në anën tjetër, në shumë raste e ka mbështetur Kosovën në KiE, në BE dhe po punojmë me shtetet tjera anëtare që ta njohin Kosovën që të ndërmerren hapa të mëtutjeshëm. Suksesi i Samitit ka qenë i mundur mu për shkak të faktit që Kosova në momentet e fundit u pajtua që disa masa të lirohen që Samiti të jetë i suksesshëm”, u shpreh Hacker në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova. 

Deputeti gjerman u pyet sërish mbi “heshtjen e kancelarit Scholz”, teksa tha: “Kancelari Scholz nuk është i heshtur dhe nuk duhet të jetë i tillë. Mirëpo ka rrethana specifike sepse ai kur flet për BE-në, nuk ka një ofertë për Kosovën, jo për shkak të Gjermanisë por për shkak të shteteve tjera anëtare. Kur kjo qeveri u emërua tri vite më parë, ne filluam të riforcojmë Procesin e Berlinit i cili për një kohë të gjatë ka qenë si në heshtje, me caktimin e një deleguari për BP, ish kolegu im Manuel Sarrazin. Atij i janë dashur shumë biseda e bindje me shumë njerëz, sepse ne mendojmë që BP ka mundësi vetëm nëse i tejkalon situatat e së kaluarës. Se nëse tejkalojnë në atë që për momentin janë armiq, duhet ta pranojnë njëri-tjetrin, ta tolerojnë njëri-tjetrin nëse dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së. Një gjë të tillë e kërkojmë edhe nga kancelari Scholz dhe nga kolegët tanë tjerë të Bundestagut të cilët udhëtojnë shpesh në regjion”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img