-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri kritikon Qeverinë: Uji i Badovcit nuk mund të përdoret për pije dhe gatim, Qeveria hesht

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ujin e Liqenit të Badovcit.

Ai ka bërë me dije se kanë kaluar disa javë që një pjesë e madhe e lagjeve të kryeqytetit nuk mund ta përdorin për pije apo gatim ujin që vjen nga ky liqen dhe qeveria nuk merret me këtë çështje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Qeveria nuk merret me këtë çështje, sepse, sipas tij, nuk ka përfitime materiale.

“Kanë kaluar javë që një pjesë e madhe e lagjeve të Kryeqytetit nuk mund ta përdorin për pije apo gatim ujin që vjen nga Liqeni i Badovcit. Është hera e dytë brenda këtij viti që qytetarët e Prishtinës përballen me një problem të tillë. Menaxhimi i ujërave të pijshëm në Kosovë është përgjegjësi e Qeverisë. Por, a keni dëgjuar ndonjë zyrtar të qeverisë së Kosovës të merret me këtë çështje? Normalisht që jo, sepse për këtë temë kërkohet kompetencë, dhe nuk ka shumë mundësi për përfitime milionëshe”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, Qeveria merret vetëm faljen e borxheve të kompanive për ambalazhimin e ujit.

“Por kur bëhet fjalë për faljen e borxheve të shfrytëzimit të ujit nga disa kompani të papërgjegjshme, të cilat nuk i kanë kryer detyrimet ndaj shtetit, aty e gjeni praninë e fuqishme të zyrtarëve dhe ministrave të kësaj qeverie. Kompanive abuzuese të ujit iu falen borxhe mbi 11 milionë euro të njohura deri tani, ndërkohë që dyshohet se kjo shumë shkon mbi 20 milionë euro. Ndërkohë, mbi 150 mijë qytetarë të Prishtinës lihen pa ujë të pijshëm. Dhe, përderisa qytetarët e Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm për shkak të manganit, ata blejnë ujin nga kompanitë të cilave Qeveria iu ka falur mbi 11 milionë euro borxhe”, ka shkruar Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img