Sot do të hapet tenda “Jeto në errësirën time”, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.
Tenda do të hapet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ora 12:00 deri në 18:00, sot, nesër dhe pasnesër.
“Ky organizim ka për qëllim ndërgjegjësimin mbi verbërinë dhe përdorimin e shkopit të bardhë, duke ju mundësuar pjesëmarrësve të përjetojnë disa çaste nga jeta e një personi të verbër përmes orientimit në errësirë totale”, shkruan në njoftimin e organizatës joqeveritare “You can do”, e cila është organizatore.