3.1 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takohet me ministrin për Evropë të Francës, flasin për procesin e integrimit evropian të Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris.

Kurti e Haddad folën mbi thellimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike, në kuadër edhe të forumit i cili do të mbahet sot.

“U trajtua edhe rrugëtimi i procesit të integrimit evropian të Kosovës. Në fokus ishin dhe çështjet rajonale me theks në bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Bëhet e ditur se pjesë e këtij takimi ishte edhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz, teksa Kurti e falënderoi Haddadin për mbështetjen ndaj Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img