12.7 C
Pristina
Thursday, October 17, 2024

Buy now

spot_img

“E kisha shok, kam paguar kamatë 20 mijë euro në muaj…”, Afrim Muçiqi i mori 70 mijë euro borxh me fajde

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në fund të muajit korrik të këtij viti, ka ngritur aktakuzë ndaj Erdin Rekës, i cili akuzohet se i ka dhënë rreth 70 mijë euro me fajde këngëtarit Afrim Muçiqi, para disa vitesh.

Në aktakuzën që e ka parë Sinjali thuhet se Reka nga fundi i vitit 2012 deri kah gjysma e vitit 2013, e ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të Muçiqit të cilin e kishte shok, duke i dhënë para me fajde.

Si pasojë e vonesës për kthimin e borxhit, nga viti 2013 e në vazhdimësi, Reka e ka ngarukuar atë me kamatë mujore 30%, ku për çdo muaj Muçiqi e ka paguar 21 mijë euro.

Madje, këngëari në vitin 2013 thuhet se u detyrua që të shes shtëpinë për të paguar kamatën.

Reka akuzohet po ashtu se e ka përpiluar një kontratë fiktive lidhur me huanë mes tij dhe Muçiqit e djalit të tij.

Sipas aktakuzës, i njëjti ka përfituar dobi pasurore në shumën prej 512 mijë euro.

Ndryshe, këngëtari Muçiqi ka deklaruar se me të akuzuarin ishte takuar në vitin mes viteve 2009-2010 dhe në vitin 2012 fillimisht ia kishte kërkuar 10,000€, pastaj10,000€ të tjera, deri ka arritur vlerën 70 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img