1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rutte: Dialogu Prishtinë-Beograd s’po ec si do të donim ne, jemi të vetëdijshëm për tensionet në rajon

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në adresimin e sotëm para mediave në Bruksel ka thënë se janë të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe tha se dialogu Kosovë-Serbi nuk po ec siç do të donin ata.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe fakti që dialogu Prishtinë-Beograd nuk po ec përpara siç do të donim dhe dëshironim për dialogun e lehtësuar të BE-së, të cilin e mbështesim”, tha Rutte.

Rutte foli edhe për situatën në Bosnje, ku tha se janë të shqetësuar për përpjekjet për ndarjen e shoqërisë në këtë shtet.

“Dhe jemi të shqetësuar sigurisht për tensionet secesioniste që ende përpiqen të orientojnë ndarje brenda shoqërisë së Bosnje e Hercegovinës. Padyshim do të jetë në agjendë dhe të jemi të sigurt që bëjmë gjithçka për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”.

Rutte theksoi përpjekjet e Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor përmes Procesit të Berlinit për të afruar gjashtë shtetet më afër BE-së dhe NATO-s ato shtete që s’janë pjesë e Aleancës.

“Sidomos jam shumë i kënaqur me takimin që u mbajt në Berlin këtë javë dhe me udhëheqjen e kancelarit Scholz ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse e di që Gjermania po punon veçanërisht shumë për ta afruar atë grup me BE-në, afër NATO-s për ata që nuk janë ende në NATO”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img