4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli i reagon zëdhënësit të Qeverisë:Telefonata e famshme me nënkryetarin e Listës është bërë me kërkesën e Kurtit dhe Osmanit

Kryetari i AKR’së, Behxhet Pacolli, i ka reaguar zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziut, duke i thënë se ka përhapur deklarata të pavërteta.

“Ju keni deklaruar se “nuk është e vërtetë që ka ndodhur telefonata e famshme me nënkryetarin e Listës Serbe, ne prezencen e Kryeministrit”për sigurimin e një prezence që mundësoi zgjedhjen e Presidentes. Është e vrazhdë, si zëdhënës i qeverisë, të përhapësh të pavërteta!”, ka shkruar Pacolli.

Tutje ai i është drejtuar Kryeziut se telefonata e famshme është bërë me kërkesën e Kurtit dhe Osmanit.

Ju lutem, para se të jepni deklarata të pavërteta, pyesni, së pari Kryeministrin dhe Presidenten. Ata do t’ju tregojnë se telefonata është bërë me kërkesën e tyre, për të siguruar prezencën e një deputeti shtesë”.

Postimi i plotë:

I nderuar z. Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë,

Ju keni deklaruar se “nuk është e vërtetë që ka ndodhur telefonata e famshme me nënkryetarin e Listës Serbe, ne prezencen e Kryeministrit”për sigurimin e një prezence që mundësoi zgjedhjen e Presidentes.

Është e vrazhdë, si zëdhënës i qeverisë, të përhapësh të pavërteta!

Ju lutem, para se të jepni deklarata të pavërteta, pyesni, së pari Kryeministrin dhe Presidenten. Ata do t’ju tregojnë se telefonata është bërë me kërkesën e tyre, për të siguruar prezencën e një deputeti shtesë.

Unë nuk kam pasur nevojë për vota, dhe do të ishte absurde që ta bëja këtë telefonatë pa kërkesën e tyre, për te cilët ata kishin nevojë!

Ata do t’ju tregojnë gjithashtu për rrethanat e telefonatës, që u bë në praninë e tyre, nga zyra private e Kryetares së atëhershme të Kuvendit, në orët e para të ditës kur ndodhi votimi për Presidenten.

Si rezultat i kësaj telefonate, u sigurua prezenca e deputetit Adem Hodža, ne momentin e votimit te presidentës.

Zbardhja publike e këtij rasti nuk ka të bëjë me ndonjë skenar të caktuar. Dje, u pyeta në mënyrë eksplicite nga gazetari dhe nuk kam mundur të devijoj, të mos them të vërtetën!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img