-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

PDK kërkon “hetim të menjëhershëm për skandalet abuzive të Qeverisë”

Partia Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë, ka kërkuar “hetim të menjëhershëm për skandalet abuzive të Qeverisë”. Nëpërmjet një komunikate të lëshuar në Facebook, kryetari Memli Krasniqi ka thënë se dëshmitë e publikuara “konfirmojnë përfshirjen e zyrtarëve të shumtë shtetërorë në afera të mëdha keqpërdorimesh dhe skandale të tjera.”

Skandalet e zyrtarëve shtetërorë, Krasniqi i quajti “alarmante” ndërsa kërkoi adresim nga institucionet përkatëse.

Në lidhje me publikimin e bisedave mes Dejona Mihalit, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqin, PDK ka thënë se kjo “konfirmoi se miku i kryeministrit Kurti, ambasadori Martin Berishaj, ashtu siç ishte paralajmëruar dy vite më parë, është i përfshirë në tregtimin e energjisë elektrike” dhe “përzierjen direkte të Qeverisë në çdo institucion publik nëpërmjet komisares Dejona Mihali.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img