-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri për marrëveshjet ndërkombëtare: Pa u shkarkuar Kusari-Lila, nuk i votojmë

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në emisionin “DPT te Fidani” ka folur për marrëveshjet ndërkombëtare, duke thënë se ka dhënë dorëheqje, apo pa u shkarkuar Mimoza Kusari-Lila, e cila sipas tij është koordinuar me Radoiçiqin, ata nuk i votojnë ato marrëveshje,

Tahiri tutje është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur koordinim me opozitën, përcjell Klankosova.tv.

“Pas publikimit të një bisede mes Radoiçiqit dhe Mimoza Kusari-Lilës, u del se ata janë dakorduar për ligjin për Pagën Minimale, e cila i prek të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë moshë punë, pra është një dakordim i tyre që ata kanë vendosur të na caktojnë Pagën Minimale, ka qenë dakordim i tyre të vendosin se kush të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”.

“Ne normalisht që do të marrin secilin veprim të mundshëm që të parandalojmë çdo gjë që na vjen prej tyre dhe në këtë rast, tek marrëveshjet ndërkombëtare, ne e kemi bërë të qartë, që pa u dorëheqë, apo pa u shkarkuar nga kryetarja e grupit parlamentar të VV-së, e cila duket se çdo gjë e ka koordinuar me Radoiçiqin, ne nuk i votojmë, VV-ja nuk ka pasur koordinim me opozitën”

“Kjo është luftë hibride e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj të vërtetave që kanë dalë, kjo është luftë hibride e tyre, ndaj të vërtetave që kanë dalë, ata nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me asnjë prej tyre, ata nuk e mohojnë që është zëri i tyre, vërtetësinë e këtyre bisedave”, është shprehur tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img