-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti mirëpriti nobelistin Mukwege, i shprehu mirënjohje për mbështetjen ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij nobelistin, Dr. Denis Mukwege.

Duke e falënderuar për vizitën e tij në Kosovë, kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e nobelistit për të mbijetuarit tanë të dhunës seksuale të kohës së luftës, njoftojnë nga kryeministria.

Tutje bëhet e ditur se kreu i qeverisë shtoi që qeveria po punon ngushtë me institucionet dhe aktorë të shoqërisë civile rreth proceseve të drejtësisë tranzicionale, në veçanti me organizatat e grave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Ai theksoi se tashmë është themeluar dhe Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës dhe është miratuar Strategjia e parë Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale. Gjithashtu Komisioni Qeveritar për Njohjen e Statusit të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, që nga viti 2018 pranon aplikime nga të mbijetuarit me trajtimin e sigurt të garantuar të informacionit ku deri më tani kanë mbërritur mbi 2000 aplikime.

Kurti veçoi gjithashtu që kanë rritur kapacitetin për të trajtuar krimet e luftës duke rritur numrin e hetuesve policorë.

I pari i qeverisë së Republikës së Kosovës shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Dr. Mukwege në aktivitetin e përbashkët me ministrinë tonë të Punëve të Jashtme, për vendosjen e instalacionit “Thinking of You” të artistes Alketa Xhafa, në muajin qershor, në Hagë.

Ndërkaq, Dr. Mukwege përgëzoi Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj për bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe punën që po bëhet në drejtësinë tranzicionale, thuhet më tej në komunikatë.

Dr. Denis Mukwege është avokues i të drejtave të njeriut. Së bashku me aktivisten Yazidi Nadia Murad, Dr. Mukwege mori Çmimin Nobel për Paqen 2018 për “përpjekjet e tij për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte dhe konflikti të armatosur”. Ai ka marrë gjithashtu çmime të shumta për punën e tij, duke përfshirë Çmimin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (2008), Çmimin e Drejtësisë së Jetesës (2013) dhe Çmimin Sakharov të Parlamentit Evropian (2014). Revista TIME e renditi atë në mesin e 100 personave më me ndikim në botë dhe Fondacioni Carter e ka cilësuar atë “qytetar të botës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img