Policia e Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke e mbyllur komunën paralele serbe për komunën e Skenderajt që gjendet në veri të vendit.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se aktualisht janë duke e bastisur këtë objekt.
“Është në veri një komunë paralele për pikën e Skenderajt, kemi hyrë brenda dhe jemi duke kontrolluar dhe sipas të gjitha gjasave ajo mbyllet”, tha Elshani për Klankosova.tv.
Javë më parë, policia i ka mbyllur edhe komunat e tjera paralele që kanë funksionuar në veri të vendit.