18 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për gjeneralin Jackson: Shëndeti nuk e la të vinte në Kosovë në 25-vjetorin e çlirimit, vdiq nga kanceri në prostatë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson, në moshën 80-vjeçare.

Ai thotë se jeta e gjeneralit Mike Jackson, ishte një jetë e përkushtuar prej ushtaraku, ashtu siç sugjeron edhe vetë ai te libri autobiografik i tij, i titulluar thjesht “Ushtar”.

Me anë të një postimi në Facebook, shefi i qeverisë më tutje tregon se Jackson nuk ishte i pranishëm në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës për shkak të shëndetit dhe se ai vdiq dje nga kanceri në prostatë

“Shëndeti nuk e la të vinte në Kosovë dhe të na bashkohej në shënimet e 25-vjetorit të çlirimit të vendit tonë, por Gjeneral Michael Jackson ka hyrë përgjithmonë në historinë moderne të Kosovës. Në moshën 80 vjeçare, të martën e 15 tetorit 2024, gjenerali britanik Mike Jackson, vdiq i sëmurë nga kanceri në prostatë”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img