0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Haliti: Biseda ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit është edhe një shuplakë për qytetarët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar pas bisedave të publikuara në media ndërmjet Dejona Mihalit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Haliti tha se biseda ndërmjet Mihalit dhe Krasniqit është edhe një shuplakë për qytetarët.

“Po luhet me qytetarët e këtij vendi! Biseda ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit është edhe një shuplakë për qytetarët. Siç është edhe një tjetër dëshmi se si për çështje të rëndësishme diskutohet fshehtas. Është e papranueshme që një individ pa përgjegjësi institucionale apo një grup i vogël të ketë fuqinë për të vendosur për çështje jetike të vendit, përfshirë se kur duhet apo s’duhet të ndalet rryma”, shkroi ai në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img