7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj pas ekzekutimit të pensioneve me 20% rritje: S’përbën asnjë ndryshim – qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se lajmi se ka nisur pagesa e pensioneve me rritje prej 20 për qind, është përpjekje e radhës e qeverisë për të manipuluar me shifra.

Sipas Haradinajt, pensionet në Kosovë janë aq të ulëta sa rritja prej 20 për qind e tyre nuk përbën asnjë ndryshim.

“Rritja minimale e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%. Ky është zotim i përfshirë në programin e Aleancës dhe partnerëve në koalicion i cili do të zbatohet menjëherë, duke e përcjellur trajektoren e rritjes vjetore prej 10% për gjitha skemat pensionale në Kosovë”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Qeveria javën e kaluar ka marrë vendim që t’i rris pensionet në vlerë prej 20 për qind. Ky vendim u kritikua nga opozita, ku sipas tyre, qeveria e ka marrë këtë vendim në kohë fushate.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img