Kryediplomatja Donika Gërvalla është takuar me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Në takim, Gërvalla shkruan se ka theksuar përforcimin e bashkëpunimit me Kosovës dhe BE-së.
Ajo, atij madje i ka folur edhe për avancimin në lirinë e mediave.
“Në takim me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin, Aivo Orav theksova përforcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, veçanërisht në kontekstin e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të vendit tonë, trajtimin me urgjencë të kërkesës së Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE si hap thelbësor për të ardhmen evropiane të vendit dhe të gjithë rajonit.
Përparimi i jashtëzakonshëm që kemi arritur në demokratizim, forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, si dhe avancimi i lirisë së mediave dhe të drejtave qytetare, janë dëshmi e përkushtimit tonë të plotë për të përmbushur të gjitha standardet e BE-së.” – ka shkruar ministrja e Punëve të Jashtme.