Aktorit Çun Lajçi duket se nuk po i pëlqejnë kritikat që Ramush Haradinaj ka për Albin Kurti.
Aktori i njohur, i cili njihet si përkrahës i kryeministrit të Kosovës, është munduar të ironizoi me kritikat e kryetarit të AAK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lajçi ka shkruar se të parit të AAK-së i ka mbetur vetëm t`ia këndojë edhe këngën kryeministrit Kurti.
“Ju baj rixha juve n’mërgim, ia bleni nji gramofon se iu ka thye xhylpana; – i ka mbetë veç vija me Kurti…Kurti…Kurti, mashtruesi, spiuni…spiuni… po don me zor me na shti me votua ket far “spiuni t’Serbisë”, hahaha, veç edhe kanga i ka mbetë me ia knua; – ku je kanë Albin, duert plot mërgim… hahahahaha!?”, ka shkruar Lajçi.