19.1 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Kurti argat i Serbisë, mos e përkrahni këtë njeri

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për situatën me ushqimin e ushtarëve të FSK-së.

Haradinaj thotë se kjo situatë është lajm i mirë për  armiqtë tanë që na duan të nënshtruar’.

“Me ndodh kjo situatë nuk është porosi e mirë, nuk është se ushtarët e Kosovës do të dorëzohen se s’kanë bukë sepse janë betuar për të shërbyer mirëpo nuk është porosi e mirë, është lajm i mirë për armiqtë e Kosovës, për ata që duan të na nënçmojnë, përçmojnë e nënshtrojnë”, është shprehur ai.

I pari i AAK-së përgjegjës për gjithë situatën e sheh kryeministrin Kurti, teksa tregon se nëse do të ishte vet në qeveri në një situatë të tillë, do të shkarkonte 4-5 njerëz përgjegjës.

“Përgjegjësia është e kryetarit të Qeverisë, situata në siguri, në ushtri, nuk është çështje e vogël, po të kishte ndodhur kjo në kohën time, po të kisha qenë, do të kisha mbajtur takim me ministrin dhe të tjerët, nëse situata nuk ishte zgjidhur brenda 24 orësh, do ta kisha thirrur takim Këshillin Kombëtar të Sigurisë, nuk është çështje e vogël dhe me siguri se para këtij takimi do t’i kisha shkarkuar 4-5 përgjegjës, 4-5 njerëz do të duhej të shkonin në shtëpi për këtë turp, për këtë fyerje që i bëhet Kosovës”, ka vlerësuar Haradinaj për Blic.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img