19.1 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Me Shcolzin si në Prishtinë, ashtu dhe në Berlin, takimet janë përherë të sinqerta

Kryeministri Albin Kurti, është shprehur se me kancelarin gjerman Olaf Scholz, si në Prishtinë ashtu edhe në Berlin, takimet janë përherë të sinqerta, me diskutime përmbajtësore e konstruktive.

Tutje, Kurti thotë se Scholzit i shprehu falënderime për mikpritjen dhe mbështetjen e fortë e të vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, transmeton Klankosova.tv.

“Me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, qoftë në Prishtinë apo në Berlin, takimet janë përherë të sinqerta, me diskutime përmbajtësore e konstruktive. Sot u ritakuam në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, në Samitin e radhës ku u përkushtuam për më shumë bashkëpunim rajonal e përmes tij për integrim të plotë evropian. E falënderova për mikpritjen dhe mbështetjen e fortë e të vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën”, shkroi shefi i qeverisë në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img