Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla gjatë një inteviste në emisionin “Ditari” të Tëvë1.
Syla ka thënë se takimi është zhvilluar në orët e vona të pasdites, por ende nuk janë bërë të ditura detaje konkrete rreth diskutimeve.
Ai po ashtu theksoi se komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, nuk ishte i pranishëm, pasi aktualisht ndodhet në një vizitë zyrtare në ShBA.