14.4 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Ja këta horra që s’janë sot këtu ku na kanë pru, Kurti do t’i lë institucionet e sigurisë edhe pa rroba

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se nuk ka moment të vështirë se të diskutohet furnizimi me ushqim për FSK-në.

“Nuk ka moment më të vështirë që para qytetarëve ta bisedojmë një çështje kaq të ndjeshme, siç është furnizimi me bukë për ushtrinë tonë”, tha ai.

“Dhe ja këta horra që s’janë sot këtu ku na kanë pru”, shtoi Lekaj.

Ai tutje tha se ndoshta një ditë do të vijë koha që kryeministri Albin Kurti “do të shkojë edhe më thellë, ku do t’i lë krejt institucionet e sigurisë edhe pa rroba, dhe pa këpucë”.

Lekaj ironizoi edhe me mungesën e VV-së në këtë seancë, ku tha se ndoshta janë duke ngrënë produkte serbe.

“Ndoshta janë duke hëngër palzma keksa me qumësht, që ata sot e kanë furnizuar Kosovën me heqjen e masave. Por nuk ka diçka më të keqe që sot ne japim një mesazh që ushtarët tanë duhet të mendojnë për kafshatën e gojës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img