Sot në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonshme, ku po diskutohet problemi i furnizimit me ushqim për ushtarët e FSK-së, raporton GazetaDemos.
Në fjalen e tij të rastit, deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha pretendoi se një pjesë e tenderit të ushqimit të ushtarëve të FSK-së vidhet, nga persona të njohur për të.
“Paramendone në këtë institucion ku ishte dashtë diciplina me kanë ma e madhja, vjen puna që kjo Qeveri ta lë ushtrinë pa bukë. Na bonen horë. Këto tenderet e ushqimit…Këtu është fitimi i madh. Nëse tenderi është 10 euro, me 3 euro po u kryshin obligimet, tjerat shkojnë në xhepa të njerëzve që unë i di. I di të gjitha, mirëpo duke dashur me e mbrojtë ushtrinë, plotë gëra nuk i kemi folë”, tha Berisha.
Në këtë seancë nuk po merr pjesë partia në pushtet VV-ja, teksa në konferencën për media thanë se nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë të thirrur nga opozita derisa ata “të reflektojnë”.