9.3 C
Pristina
Monday, October 14, 2024

Buy now

spot_img

Pezullohet ueb-faqja e KPM-së

Ueb-faqja zyrtare e Komisionit të Pavarur të Mediave në Kosovë është pezulluar më 13.10.2024.

Kur klikohet në këtë ueb-faqe, shkruan: “Kjo llogari është pezulluar”.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me kryetarin e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Jeton Mehmeti, për të marrë ndonjë shpjegim në lidhje me këtë rast, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm përmes telefonit.

Po ashtu, KALLXO.com ka dërguar pyetje përmes postës elektronike dhe është në pritje të përgjigjes.

Në bazë të ligjit, KPM-ja është organ i pavarur i cili është kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit. Ndër tjera, KPM-ja rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img